173.5 milionë euro humbje për Chelsean, në sezonin 2020-2021

Kampioni europian, Chelsea, e mbylli vitin financiar 2020-2021 me humbje prej 173.5 milionë euro, pavarësisht 113 milionëve të fituara nga Champions League, njoftoi klubi.

Nëse xhiroja financiare e klubit u rrit nga 462.4 milionë në 496.9 milionë euro gjatë vitit, falë rritjes së të drejtave televizive në Premier League dhe fitores në finalen e Champions League në maj (1-0 kundër Manchester Cityt), klubi londinez mbetet në deficit. Covid-19 ka ulur të ardhurat nga biletat dhe ka ngadalësuar shitjet e lojtarëve.

“Blutë” kanë shpenzuar 130.9 milionë euro në afatin kalimtar që prej 30 qershorit, duke përfshirë edhe transferimin e sulmuesit belg Romelu Lukaku. Në të njëjtën kohë, vetëm 123.7 milionë euro janë përfituar nga shitjet.

Në “skenarin e mundshëm” të një mbylljeje të re të ndeshjeve për publikun, për shkak të valës Omicron, Chelsea do të duhet të mbështetet në fonde shtesë nga kompania e pronarit të saj Roman Abramovich, tha klubi. Që nga ardhja e rusit në vitin 2003, “blutë” e Londrës kanë fituar pesë tituj të ligës angleze, dy Champions League dhe një FA Cup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *