Liverpool mund të shkruajë historinë në Premierligë, duke u bërë skuadra që fiton një edicion në më së paku ndeshje të luajtura.
Për Liverpool, triumfi në Premierligë do të jetë i pari që kur luhet ky format, por do të jetë i veçantë.
‘Reds’ pritet të mbyllin sezonin pas vetëm gjashtë ndeshjeve të ardhshme, që do të thotë në xhiron e 31-të të sezonit.
Në rast se ‘Reds’ fitojnë edhe gjashtë ndeshjet e ardhshme, ndeshjen e shtatë e luan te Manchester City, ku skuadra nikoqire do të obligohet t’i bëjë Liverpoolit korridorin e nderit, pasi ata do të jenë matematikisht kampionët, përcjell lajmi.net
Në gjashtë ndeshjet e ardhshme, Liverpool nuk do të ketë sfida aq të lehta, por me formën aktuale, nuk pritet të kenë edhe shumë telashe.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell gjashtë sfidat e radhës për Liverpool, të cilat nëse fitohen, obligojnë Manchester Cityn, e për tifozët e Liverpool në veçanti Raheem Sterling, që të bëjnë korridor nderi.
Norwich – në udhëtim
West Ham – në shtëpi
Watford – në udhëtim
Bournemouth – në shtëpi
Everton – në udhëtim
Crystal Palace – në shtëpi
Titulli mund të fitohet pikërisht kundër Crystal Palace, për t’u festuar me shumë meritë në shtëpi, në ‘Anfield’, me tifozët e zjarrtë të skuadrës.