Një nga lojtarët më të nënvlerësuar të Real Madridit në epokën e “Galaktikëve” padyshim ishte mesfushori, Guti, përcjell Zeri.
Ai kishte ndihmuar skuadrën e Real Madridit me gola, por edhe me asistime të jashtëzakonshme që në disa raste ka lënë pa fjalë edhe tifozët që ndodheshin në shkallët e stadiumeve.
Një asistim i tillë kishte ndodhur 15 vite më parë, saktësisht në vitin 2006 në ndeshjen Real Madrid – Sevilla.
Legends doing legendary things!@GUTY14HAZ ? Zidane #RealMadridSevillaFC pic.twitter.com/FD7zgfmdnn
— LaLiga English (@LaLigaEN) January 18, 2019
Një pasim maestral me thembër, shkoi në këmbët e trajnerit të tanishëm të “mbretërve”, Zinedine Zidanes, i cili nuk e kishte të vështirë të realizonte për 3:1 në atë kohë.