Federata e Futbollit e Kosovës ka vazhduar prezantimin e punës që ka bërë në katër vitet e fundit e udhëhequr nga presidenti aktual Agim Ademi.
Ajo pas prezantimit të zhveshtoreve të skuadrave, implementimin e sistemit VAR, rindërtimin e selisë së FFK-së, sot ka prezantuar edhe 12 fushat e ndërtuara për 12 klubet kosovare.
“FFK ka realizuar projektin “12 fusha për 12 klube”, duke u siguruar atyre, fusha me bari sintetik të një kualiteti të lartë, me dimensione standarde (105/68 m). Qytetet të cilat kanë përfituar nga ky projekt janë: Prishtina dy fusha, Gjilani dy fusha, ndërsa nga një fushë është investuar në Sadovinë / Viti, Ferizaj, Prizren, Klinë, Skenderaj, Mitrovicë, Lipjan dhe Podujevë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të FFK-së:
FFK gjatë katër viteve të fundit rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe infrastrukturës. Krijimi i kushteve për klubet për të zhvilluar aktivitetin e tyre për të gjitha gjeneratat, ka qenë i shtrirë në të tërë vendin.
FFK ka realizuar projektin “12 fusha për 12 klube”, duke u siguruar atyre, fusha me bari sintetik të një kualiteti të lartë, me dimensione standarde (105/68 m).
Qytetet të cilat kanë përfituar nga ky projekt janë: Prishtina dy fusha, Gjilani dy fusha, ndërsa nga një fushë është investuar në Sadovinë / Viti, Ferizaj, Prizren, Klinë, Skenderaj, Mitrovicë, Lipjan dhe Podujevë.
Ky është njëri nga projektet të cilat do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme, me qëllim të zhvillimit sa më të mirë të futbollit në vend.