Në javën që lam pas, Lionel Messi shkëlqeu me katër gola, teksa Cristiano Ronaldo shënoi gol në ndeshjen e 11’të radhazi, transmeton Gazeta Metro.
Lionel Messi shënoi katër gola në fitoren 5-0 të Barcelonës ndaj Eibarit, duke i dhënë fund kështu ‘agjërimit’ në disa ndeshje pa shënuar gol.
Gol shënoi edhe Cristiano Ronaldo në fitoren e Juventusit 1-2 në udhëtim te Spali, e që për të ishte ky goli në ndeshjen e 11’të radhazi.
Kësisoj, sulmuesi argjentinas dhe ai portugez tani kanë nga 626 gola të shënuar në karrierën e tyre, përfshirë vetëm klubet.
Por, Lionel Messi ka 118 ndeshje më pak se Cristiano Ronaldo, teksa momentalisht është 32 vjeçari, ndërsa Ronaldo 35 vjeçar.