11 Marsi, data kur Neymar nuk luan futboll dhe mund të mungojë edhe ndaj Barcelonës

Tekniku i Paris Saint-Germain Mauricio Pochettino nuk e ka mohuar mundësinë që Neymar mund të mungojë në ndeshjen kundër Barcelonës, në kuadër të Premier Ligës.

Si duket është bërë një senzacion që Neymar mungon në ndeshje me PSG, por po ashtu edhe në kohën kur ishte lojtar i Barcelonës, rreth datës 11 mars.

Në po atë datë është ditëlindja e motrës së vogël të Neymar, Rafaella Santos, dhe çuditërisht ylli 28 vjeçar gjithmonë është i lirë që të festojë me të.

Ka ende kohë, diku rreth gjashtë javë, që Neymar të brengoset se si mund të jetë jashtë fushave të blerta në atë datë, por si duket nuk duhet të brengoset këtë vit, pasi që vet trajneri i PSG do të konsiderojë ta lejojë lojtarin që të largohet për ditëlindjen e motrës së tij.

“Kur të vijë koha do ta shohim, dhe do të vendosim”, tha Pochettino për “El Larguero”.

“Gjithmonë është e rëndësishme që të jemi të mirë me taktikat, por më e rëndësishme është të gjejmë mirëkuptim brenda skuadrës”, shtoi tekniku argjentinas.

“Mallkimi i ditëlindjes së motrës së Neymar” filloi në vitin 2015 kur ai ishte pjesë e Barcelonës. Atë kohë ai mori kartonin e tij të 5 të sezonit, që menjëherë nënkuptonte se Neymar nuk do të ishte i gatshëm për ndeshjen kundër Rayo Vallecanos me datën 8 mars, ku po atë javë ishte edhe ditëlindja e motrës së tij, ku edhe u lejua që të largohej dhe të merrte pushim për atë periudhë.

Këtë vit, kampionët aktual të Ligës 1 të Francës Paris Saint-Germain do të takohen në Ligën e Kampionëve me skuadrën e Barcelonës, me datën 10 mars, ku një ditë më vonë ka ditëlindjen motra e tij, dhe tani si duket është në dyshim nëse do të paraqitet kundër ish skuadrës së tij, apo do të pritet një pushim i dhënë nga tekniku Mauricio Pochettino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *