Futbollisti kosovar, Arbër Zeneli po i bën plot një vit pa e luajtur një lojë të plotë.
Ai u lëndua në ndeshjen e Kosovës ndaj Malit të Zi, ndërsa mbeti jashtë fushave deri në shkurt.
Ai ka postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram me një mesazh prekës
“Imagjinoni të mos luani një lojë të tërë për një vit? Ndjeheni bosh pa top, nuk mund të prisni për t’u rikthyer për sezonin e ri” – shkroi Zeneli.