Barcelona dhe Lionel Messi janë në bisedime për vazhdimin e kontratës, por ende nuk e kanë arritur marrëveshjen finale, konfirmon “Goal.com”
Marrëveshje e Messit me Barcelonën përfundon në qershor dhe kjo nënkupton që ai do të jetë një lojtar i lirë pas vetëm një jave.
Derisa brenda drejtuesve të Barcelonës ka optimizëm për nënshkrimi e kontratës, vazhdon të mos ketë diçka konkrete në këtë drejtim.
Presidenti i Barcelonës Joao Laporta dhe Jorge Messi, babai i Leo Messit janë në kontakte të vazhdueshme për ta mbyllur marrëveshjen.
Barcelona e fitoi Kupën e Mbretit në edicionin e fundit por dështoi në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga.